Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Holargos në Athinë, ku një 14-vjeçar u plagos me thikë pasi u tërhoq në një takim të sajuar përmes rrjeteve sociale.
Sipas hetimeve, adoleshenti u ftua në një takim nga një vajzë me të cilën kishte komunikuar në internet. Por kur mbërriti në vendin e caktuar, në vend të vajzës dolën dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, me të cilët viktima dyshohet se kishte konflikte të mëparshme.Dy të rinjtë e sulmuan fillimisht me grushta e shqelma, dhe më pas e goditën disa herë me thikë në bark dhe në shpinë. I plagosur rëndë, 14-vjeçari arriti të shkonte deri në një kafene aty pranë, ku kërkoi ndihmë. Ambulanca e transportoi në spital, ku iu nënshtrua operacionit. Mjekët deklaruan se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas identifikimit të autorëve, policia lëshoi menjëherë urdhra arresti.
Ndaj autorëve janë ngritur akuza të rënda, përfshirë:
Hetimet zbuluan se vajza u përdor si “karrem” për të joshur 14-vjeçarin në vendin e sulmit. Sipas burimeve, gjithçka u organizua përmes platformave sociale, ku autorët kanë qenë aktivë dhe pas ngjarjes madje u publikuan edhe video që lidhen me sulmin.
Rasti ka ngritur shqetësime të forta për rrezikun që u kanoset të miturve në internet, si dhe për rritjen e dhunës mes të rinjve. Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet të lartë dhe se kapja e autorit të dytë është çështje kohe.